Moti i ligë, pezullohet lundrimi në Vlorë

Moti i ligë, pezullohet lundrimi në Vlorë

Autoriteti portal ka njoftuar se për shkak të kushteve të motit dhe parashikimeve nga sinoptikanët është pezulluar lundrimi për anijet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

“Në baze te parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24oret e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jene si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG forca 5-7bft brenda gjirit të Vlorës”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 10.12.2020 mbas orës 02:00./Motilokal.com