Reshje bore në Dardhë e Voskopojë, vështirësi në qarkullimin rrugor

Reshje bore në Dardhë e Voskopojë, vështirësi në qarkullimin rrugor

Voskopoja është zbardhur nga reshjet e para të dëborës për këtë vit, duke ofruar një pamje fantastike.

Po ashtu reshje bore ka patur edhe në fshatin turistik të Dardhës. Përveç pamjeve mahnitëse që ka dhuruar bora, ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e automjeteve, pasi në Dardhë trashësia ka arritur deri në 5 centimetra.

Sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë thirrje për vendosjen e zinxhirëve dhe të gomave dimërore, pasi prej kilometrit 9 dhe kilometrit 12 ka vështirësi në ngjitje drejt fshatit Dardhë./Motilokal.com