Thethi, zemra e Alpeve Shqiptare nën bardhësinë e borës

Thethi, zemra e Alpeve Shqiptare nën bardhësinë e borës

Stina e dimrit i dhuron pamje mahnitëse natyrës. E padyshim që gjatë kësaj stine bora zbukuron alpet shqiptare.

Thethi, i cili është një nga destinacionet më të lakmuara turistike, mes vendasve dhe vizitorëve të huaj, dëbora është pikërisht ajo që e ka zbukuruar këtë të shtunë parkun natyror, duke dhuruar shumë spektakël.

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit, fshatit malor në zemër të Alpeve Shqiptare, e bëjnë atë të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Image may contain: snow, tree, sky, house, outdoor and nature

Në Theth turistët mahniten me bukuritë natyrore të bjeshkëve të veriut, të cilin e zgjedhin për të kaluar disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit dhe përditshmërisë.

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh e pyllëzuar dhe e ruajtur mirë nga dëmtimet.

Klima e Thethit është mjaft favorizuese për turistët. Karakteristikë e saj është dimri i ftohte dhe me dëborë deri në dy metër, dhe vera e freskët. Ka shumë vende në majat e larta të maleve ku dëbora nuk shkrin gjatë gjithë vitit.

Image may contain: mountain, sky, tree, cloud, outdoor and nature

Në Theth thith ajrin e pastër e të pasur me Jon, që zbret nga malet, “bjeshkët” në luginë, si dhe dritëzimin e qiellit të kaltër me cilësi të larta, që ruhet gjatë në brendësi të luginave të thella. Shfrytëzimi i rrezeve të pasura me ultraviolete, sidomos nga ora 09:00 e mëngjesit janë shumë të shëndetshme për njeriun.

Image may contain: outdoor

Parku Kombëtar i Thethit ka një klimë të ashpër në dimër, me reshje dëbore që shkojnë nga 1.5 m në zonat e ulëta e deri në 3 m në majat e larta. Parku ka mesatarisht 2.900-3.000 mm reshje shiu në vit. Është vendi i dyte pas Bogës në Shqipëri për reshjet e shiut. Temperaturat luhaten nga +20 ºC deri +30 ºC në muajin Korrik dhe 14 ºC deri -20 ºC në dimër. Në Theth ka rreth 110 dite me diell./Motilokal.com

Image may contain: mountain and nature