Moti sot dhe dy ditët në vijmë në Kosovë, i ftohtë dhe stabil

Moti sot dhe dy ditët në vijmë në Kosovë, i ftohtë dhe stabil

Java e tretë e dhjetorit në Kosovë pritet të jetë me mot stabil, kryesisht me diell.  Mëngjeset pritet të jenë me ngrica, ndërsa në ultësira me mjegull.

E hëna do të mbajë mot me vranësira, në mëngjes mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 3 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 7 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 10 °C./Motilokal.com