Pas një jave me vranësira, reshje shiu dhe borë në viset malore, nga sot moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, duke mos përjashtuar vranësira kalimtare kryesisht në relievet malore.
Gjatë kësaj jave do të kemi rënie të temperaturave që do të mbajë mot i ftohtë kryesisht në mëngjes të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.
Dita e hënë në Shqipëri parashikohet do të jetë pjesërisht me re dhe intervale me diell. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 13 °C.
E marta do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 14 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 7 deri në 15 °C.

Java e tretë e dhjetorit në Kosovë pritet të jetë me mot stabil, kryesisht me diell. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica, ndërsa në ultësira me mjegull.
E hëna do të mbajë mot me vranësira, në mëngjes mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 3 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 7 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 10 °C./Motilokal.com


