Sot do të ndodhë eklipsi i plotë diellor, ja në cilat vende mund të shihet

Sot do të ndodhë eklipsi i plotë diellor, ja në cilat vende mund të shihet

Eklipsi i fundit diellor i plotë për këtë vit do të ndodhë sot. Një pjesë e botës pritet të errësohet plotësisht për disa minuta.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Amerikën e Jugut, Oqeanin Atlantik dhe Afrikën e Jugut.

Po edhe pse eklipsi nuk do mund të shihet në të gjithë botën do të ketë disa transmetime të drejtpërdrejta të ngjarjes dhe të gjithë mund të shohin fenomenin.

Një eklips diellor i plotë ndodh kur Hëna bllokon plotësisht diskun e Diellit dhe toka errësohet për disa minuta.

Eklipsi i fundit i plotë diellor ka ndodhur më 2 korrik të viti 2019. Ndërkohë parashikohet që në vitin 2021 do të ketë katër eklipse, më 26 Maj, 10 Qershor, 19 Nëntor dhe më 4 Dhjetor./Motilokal.com