Grip apo ftohje?

Grip apo ftohje?

Ka një debat të vazhdueshëm lidhur me përcaktimin se a është grip apo ftohje sa herë që na godasin këto sëmundje? Shpeshherë ndodh që, varësisht nga rrethanat që gjendemi, t’i diagnostifikojmë vet ato pa i kuptuar shenjat dhe simptomat e tyre. Ajo çfarë dihet me siguri është se gripi dhe ftohja godasin organet e frymëmarrjes, por shkaktohen nga viruse të ndryshme. Mirëpo për shkak se këto dy lloje të sëmundjeve kanë simptoma të ngjashme, dallimi midis tyre bazuar vetëm në simptomat është i vështirë. Në përgjithësi, gripi është më i keq se ftohja e zakonshme dhe simptomat e tij janë më intensive. Ftohjet zakonisht janë më të lehta se gripi. Njerëzit me ftohje kanë më shumë gjasa të kenë një hundë të mbyllur apo me rrjedhje të shpeshta. Ftohjet në përgjithësi nuk rezultojnë në probleme serioze shëndetësore, siç janë pneumonia, infeksionet bakteriale ose hospitalizimet. Përderisa gripi mund të ketë komplikime goxha serioze dhe analizat e veçanta që zakonisht duhet të bëhen sapo ta kuptojmë sëmundjen mund të tregojnë nëse një person është me grip apo jo.

Cilat janë simptomat e gripit kundrejt simptomave të një ftohjeje?

Simptomat e gripit mund të përfshijnë ethet apo të pasurit e ndjenjës së etheve/të dridhurave, kollën, pezmatimin e fytit, hundën e bllokuar ose me rrjedhje të shpeshta, dhembjet e muskujve apo të tërë trupit, ato të kohës dhe lodhjen (këputjen). Simptomat e ftohta zakonisht janë më të lehta se ato të gripit, kalon më shpejtë dhe nuk rezultojnë në probleme serioze shëndetësore./motilokal/