Gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare [Foto]

Gjirafa e rrallë shpëtohet në mënyrë spektakolare [Foto]

Një operacion shpëtimi vërtet i veçantë është kryer me sukses në pjesën perëndimore të Kenias. Disa vullnetarë, ekspertë të botës së egër dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla.

Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë, 800 prej tyre pikërisht në Kenia. 

Gjirafat kishin nevojë të shpëtoheshin jo nga rreziku i gjahtarëve, por nga ndryshimet klimatike që po ndryshojnë habitatin natyral të këtyre kafshëve elegante.

Gjirafa, e quajtur Asiwa, ishte një nga tetë të bllokuarat për shkak të rrezikut nga përmbytje pas shirave të mëdha që pamundësuan hyrjen në territorin e tyre, duke e lënë tufën të bllokuar në ishullin Longicharo.

Dhe kjo ishte arsyeja se pse gjirafat duhej të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre. Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet.

Gjirafat duhet të lundronin në një mjet të adaptuar për to, dhe që kjo të ndodhte duhet t’i vinin fillimisht në gjumë me një shigjetë, dhe më pas t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit të pazakontë.

Grupi synon të shpëtojë edhe shtatë gjirafat e mbetura në të njëjtën mënyrë në javët e ardhshme./Motilokal.com