
Këto imazhe mahnitëse që do ju paraqesim në fotogalerinë, ishin në mesin e finalistëve në konkursin “Fotografi i Natyrës” për shfaqjen e bukurisë së botës natyrore.
Organizuar nga Nature Talks, konkursi kishte një larmi seksionesh duke përfshirë peizazhin, nën ujë, jetën e egër dhe tregimet, me 19,547 imazhe nga 95 vende të ndryshme.
Fitues i kësaj gare u shpall fotografi italian Roberto Marchegiani, i cili u emërua Fotografi i Natyrës për vitin 2020.
Fotoja e tij ka në fokus një gjirafë në pyllin e liqenit Nakuru në Kenia, gjatë sezonit të shirave.
Fotografi të tjera mahnitëse, të cilat u renditën si finalistë përfshijnë një ujk të mbuluar me dëborë dhe një majmun me letër në fytyrë./Motilokal.com