Vazhdon i nxehti vjeshtor – ky është moti për fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Vazhdon i nxehti vjeshtor – ky është moti për fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Moti i ngrohtë dhe me diell do të vazhdon edhe përgjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, por në pjesën e dytë të javës, temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Shqipëri do të mbajë mot i kthjellë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat do të lëvizin prej 17 deri në 23 °C. Era do të fryjë me shpejtës 3.6  kilometra në orë (1 m/s) në drejtim të perëndimit. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe ditën e shtunë.

Edhe të dielën do të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat pritet të sillen nga 17 deri 24 °C.

Vjeshta e nxehtë do të vazhdojë edhe në Kosovë. Sipas motilokal.com moti për ditën e premte pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 13 deri në 24 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 12 deri në 23 °C.

Edhe e diela do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat 13 deri në 23 °C. Era do të fryjë në drejtim të jugperëndimit me shpejtësi prej 3.6 kilometra në orë. /Motilokal.com