Mjegull e vranësira, si pritet të jetë moti sot dhe fundjavë në Kosovë

Mjegull e vranësira, si pritet të jetë moti sot dhe fundjavë në Kosovë

Moti në Kosovë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, pa të reshura për shkak se mbi rajon mbeten të bllokuara fushat anticiklonike. Por mbetet ftohtë dhe me mjegull në ultësira.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot pjesërisht me re, në mëngjes në ultësira me mjegull dhe vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 1 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 8 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull gjatë paradites, kurse pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C./Motilokal.com