Moti sot i ngrohtë dhe me diell vazhdon edhe përgjatë fundjavës në Kosovë

Moti sot i ngrohtë dhe me diell vazhdon edhe përgjatë fundjavës në Kosovë

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Vjeshtë e nxehtë do të vazhdojë të mbaj edhe në fundjavë. Sipas motilokal.com moti për ditën e premte pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 13 deri në 24 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 12 deri në 23 °C.

Edhe e diela do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat 13 deri në 23 °C. Era do të fryjë në drejtim të jugperëndimit me shpejtësi prej 3.6 kilometra në orë. /Motilokal.com