Keni bërë plane për fundjavë? Ky është parashikimi i motit për Shqipëri dhe Kosovë

Keni bërë plane për fundjavë? Ky është parashikimi i motit për Shqipëri dhe Kosovë

Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për shkak se mbi rajon mbeten të bllokuara fushat anticiklonike.

Dita e premte në Shqipëri pritet të jetë me mot të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 15 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdites pothuajse i kthjellët dhe në mbrëmje me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 16 °C.

Edhe në Kosovë moti vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, pa të reshura për shkak se mbi rajon mbeten të bllokuara fushat anticiklonike. Por mbetet ftohtë dhe me mjegull në ultësira.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot pjesërisht me re, në mëngjes në ultësira me mjegull dhe vranësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 1 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 8 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull gjatë paradites, kurse pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 8 °C./Motilokal.com