Francë, 50 mijë euro bonus për kamionët elektrikë dhe hidrogjen

Francë, 50 mijë euro bonus për kamionët elektrikë dhe hidrogjen

Qeveria franceze ka vendosur që të japë një kontribut të rëndësishëm në blerjen e automjeteve të rënda me energji elektrike ose me hidrogjen në mënyrë që të inkurajojë zhvillimin me emisione zero për transportimin e mallrave ose njerëzve.

Bonusi i përfshirë në programin France Relance parashikon që blerja ose marrja me qira afatgjatë e një kamioni mund të mbështetet me një bonus prej 50 mijë euro dhe për 30 mijë euro.

Dispozita parashikon një kohëzgjatje prej 2 vjetësh për këtë operacion për të mbështetur rinovimin e flotës së transportit me një tavan prej 100 milion eurosh.

Ky bonus i ri mund të kombinohet me super amortizimin e parashikuar për automjete të rënda që përdorin energji të pastër, për të cilat një kamion i rëndë elektrik ose me hidrogjen mund të përfitojë nga ndihma shtetërore franceze prej 100 mijë euro.

Duhet të theksohet se, ndryshe nga bonusi prej 50 mijë eurosh, super amortizimi është i zbatueshëm edhe për automjetet që mundësohen nga metani ose biokarburantet, dhe përfshin automjete e transportit me peshë 2.5 ton e lart./Motilokal.com