The New York Times: Nuk ka mikroçipa në vaksinat kundër koronavirusit

The New York Times: Nuk ka mikroçipa në vaksinat kundër koronavirusit

Me zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, kanë filluar të përhapen edhe teoritë konspirative. Lidhur më këtë The New York Times i ka kushtuar një artikull me titull “Jo, nuk ka mikroçipa në vaksinat e koronavirusit”.

Ekzistojnë 10 përbërës në vaksinat e koronavirusit të Pfizer. Përkundër disa teorive të konspiracionit që po qarkullojnë në internet, një mikroçip gjurmues i vendosur nga qeveria për t’i ndjekur lëvizjet e amerikanëve, nuk është një prej këtyre përbërësve.

Këta janë përbërësit:

Përbërësi aktiv është një molekulë e quajtur RNA ose mARN, e cila përmban udhëzime gjenetike për një proteinën e koronavirusit të quajtur shpim (spike).

ARNi udhëzon qelizat njerëzore të prodhojnë thumba. Kjo e ndihmon trupin të mësojë një nga tiparet e virusit, në mënyrë që virusi të njihet dhe dhe të prishet nëse provon të vendos infeksion.

Vaksina e Pfizer përmban nëntë përbërës të tjerë:

Katër lipide: Kolesterolin dhe tri lipide me emra shumë të ndërlikuar kimikë që formojnë një balonë mbrojtëse rreth mRNA-së

Sakarozë (sheqer i zakonshëm)

Katër kripëra: klorur të kaliumit, fosfat monobazik të kaliumit, dihidrat fosfat të sodiumit dhe kripë

Asnjëri nga këta përbërës nuk përmban mikroçipa dhe as nuk u ngjan atyre. Ata janë përbërës të zakonshëm kimikë që gjenden në vaksina dhe ilaçe të ndryshme që janë përdorur për një kohë të gjatë.

Kripërat në vaksinë e ndihmojnë që përmbajtjen e saj ta lidh me mjedisin e organizmit të njeriut, i cili e përmban përzierjen e vet të kripërave natyrale./Motilokal.com