Dridhje toke në Shqipëri

Dridhje toke në Shqipëri

Gjatë natës së mbrëmshme është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet e tërmetit kishin thellësi 5 kilometra, ndërkohë epiqendra ishte 19 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës dhe 117 kilometra në jug të Elbasanit.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar./Motilokal.com