Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Ballkani po vazhdon të jetë në influencën e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Kontinentale të cilat po mbajnë temperatura të larta edhe në Maqedoninë Veriore.

Moti sot do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej 18 deri në 27 °C. Era do të fryjë në drejtim të lindjes me shpejtësi deri në 3.6 kilometra në orë.

Ndërsa të shtunën do të mbajë mot i kthjellët me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat pritet të sillen nga 17 deri në 26 °C. Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditën e diele. /Motilokal.com