SHBA miraton vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Moderna

SHBA miraton vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Moderna

Vaksina e kompanisë Moderna u bë e dyta vaksinë që merr miratim për përdorim emergjent kundër koronavirusit nga Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat.

Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.

Moderna po punon me qeverinë amerikane për të përgatitur shpërndarjen e 5.9 milionë dozave duke filluar që këtë fundjavë.

Vendimi i entit rregullator bazohet në rezultatet një studimi me 30,000 vullnetarë që tregoi se vaksina është thuajse 95% e suksesshme në parandalimin e sëmundjes pa shkaktuar probleme anësore serioze.

Vendimi pason autorizimin për vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech që ka filluar tashmë të shpërndahet, ndërkohë që janë vaksinuar një numër punonjësish të shëndetësisë në shkallë vendi./Motilokal.com