Bie në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni 6 metra i gjatë, peshon deri 600 kilogramë

Bie në rrjetën e peshkatarëve peshkaqeni 6 metra i gjatë, peshon deri 600 kilogramë

Një peshkaqen rreth 600 kilogramë ka rënë në rrjetat  e peshkatarëve të Vlorës në ujërat neutralë 10 kilometra larg Sazanit në një thellësi rreth 500 metra.

Sipas peshkatarit të vjetër Petrit lamani  peshkaqeni është i familjes dem edhe pse nga përvoja e tij në det dhëmbët e këtij peshkaqeni ngjasojnë me specie te familjes së peshkaqenit tigër.

Ai është gjashtë metra i gjatë me dhëmbë të mprehtë dhe është e vështirë nxjerrja e tij nga rrjetat.

Ky peshkaqen ndërkohë konsiderohet i rrezikshëm nga peshkatarët./Motilokal.com