Mërgimtarët ia mësynë Kosovës, vetëm brenda ditës pritet të realizohen 41 fluturime

Mërgimtarët ia mësynë Kosovës, vetëm brenda ditës pritet të realizohen 41 fluturime

Është bërë traditë tashmë për çdo vit që mërgimtarët të ja mësyn vendlindjes për festën e Vitit të Ri. edhe përkundër pandemisë COVID-19 një numër i madh i tyre ia kanë mësyrë Kosovës si rrugës tokësore dhe ajrore.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime pritet të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.

Përmes një statusi në llogarinë Twitter e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, i cili ka shkruar vetëm nga Zvicra pritet të realizohen 26 fluturime në drejtim të Prishtinës.

“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi në Twitter./Motilokal.com

Image