‘Nuk kemi kohë për të humbur’, Biden sinjalizon se ndryshimet klimatike do të jenë prioritet

‘Nuk kemi kohë për të humbur’, Biden sinjalizon se ndryshimet klimatike do të jenë prioritet

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka prezantuar ekipin e tij për mjedis dhe energji, duke thënë se ata do të jenë pjesë e “planit ambicioz për të adresuar kërcënimin ekzistencial të kohës sonë – ndryshimet klimatike”.

Biden është zotuar edhe më herët gjatë fushatës elektorale që ta bëjë çështjen e klimës një përparësi kryesore, një agjendë kjo që përmbys shumë politika të administratës Trump.

“Nuk kemi kohë për të humbur”, u shpreh presidenti i zgjedhur.

Nëse konfirmohet nga Senati, ekipi do të përfshijë njeriun e parë me ngjyrë në drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe anëtarin e parë autokton.

Joe Biden, i cili pritet të betohet më 20 Janar, është zotuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron vlerat e vërteta të Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi në një krizë. Ashtu si duhet të jemi një komb i unifikuar për t’iu përgjigjur Covid-19, ne kemi nevojë për një përgjigje të unifikuar kombëtare ndaj ndryshimeve klimatike”, tha presidenti.

Biden ka thënë se ai planifikon që ta kthejë SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit.

Luftimi i ndryshimeve klimatike dhe përmirësimi i mjedisit po ashtu pritet të jenë pjesë e planit të rimëkëmbjes ekonomike të Bidenit./Motilokal.com