Moti i paqëndrueshëm – me vranësira e reshje lokale shiu në Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm – me vranësira e reshje lokale shiu në Shqipëri

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, fillimi i kësaj jave pritet të ketë ndryshime sa i përket parashikimit të motit. I gjithë territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Ndërsa në fund të javës në vendin tonë pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku në disa zona pritet të ketë edhe shtrëngata.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me kryesisht me vranësira e me reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 10 deri në 14 °C.

E marta do të jetë me mot të ndryshueshëm me kthjellime e me re, vende-vende edhe me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 15 °C. /Motilokal.com