Nis stina e dimrit, në fund të javës borë dhe rënie të temperaturave

Nis stina e dimrit, në fund të javës borë dhe rënie të temperaturave

Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit, ku ende po vijon të kemi mot me mjegull e vranësira në ultësira, ndërkaq një pjesë tjetër me kthjellime e diell. Ndërsa nga dita e premte mbi Kosovë një sistem frontal nga Europa veriore do të depërtojë, ku do të sjellë masa më të ftohta ajrore, me reshje shiu e bore. 

E hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira, vende-vende edhe me riga lokale shiu, në mëngjes mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 5 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re, në ultësira me mjegull. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 8 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 10 °C./Motilokal.com