Sot fillon dimri, mësoni si do të jetë koha në Shqipëri e Kosovë

Sot fillon dimri, mësoni si do të jetë koha në Shqipëri e Kosovë

Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në stinën e dimrit, ku pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, fillimi i kësaj jave pritet të ketë ndryshime sa i përket parashikimit të motit. I gjithë territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Ndërsa në fund të javës në vendin tonë pritet shtim i vranësirave dhe reshjeve të shiut, ku në disa zona pritet të ketë edhe shtrëngata.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me kryesisht me vranësira e me reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 10 deri në 14 °C.

E marta do të jetë me mot të ndryshueshëm me kthjellime e me re, vende-vende edhe me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 15 °C.

Në Kosovë ende po vijon të kemi mot me mjegull e vranësira në ultësira, ndërkaq një pjesë tjetër me kthjellime e diell. Ndërsa nga dita e premte mbi Kosovë një sistem frontal nga Europa veriore do të depërtojë, ku do të sjellë masa më të ftohta ajrore, me reshje shiu e bore. 

E hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira, vende-vende edhe me riga lokale shiu, në mëngjes mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 5 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re, në ultësira me mjegull. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 8 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 10 °C./Motilokal.com