Të gjithë sytë nga qielli, Jupiteri dhe Saturni, planetët që mund t’i shohim sonte nga kudo në Tokë

Të gjithë sytë nga qielli, Jupiteri dhe Saturni, planetët që mund t’i shohim sonte nga kudo në Tokë

Sonte në mbrëmje do të mund ta shihni një fenomen hapësinor me dy planetët Jupiteri dhe Saturni, ku do të jetë e dukshme nga të gjitha pjesët e Tokës për herë të parë që nga shekulli i 17-të. Ky fenomen njihet si "Ylli i Betlehemit" ose "Ylli i Krishtlindjes".

Të dy planetët e gaztë janë duke u afruar gradualisht që prej fillimit të verës dhe pritet që natën e sotme të shfaqen thuajse si një planet i dyfishtë.

Ky fenomen, i njohur si bashkimi, mund të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë.

Kjo do të jetë hera e parë që prej 4 marsit të viti 1226, që dy planetët më të mëdha të sistemit tonë diellor  do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.

“Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim që sonte”, tha NASA, duke shtuar. “Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë”.

Nëse e lejon moti, të dy planetët do të shfaqen si yll i vetëm me sy të lirë, pak mbi horizontin kur shikojmë në jugperëndim, pak pas perëndimit të diellit.

Vendi më i mirë për të dëshmuar spektaklin është larg çdo ndotjeje të dritës, me fotografë profesionistë që këshillojnë vëzhguesit të presin të paktën 45 minuta për të lejuar që sytë e tyre të përshtaten me errësirën.

Planetët do të bashkohen përsëri në 2080, që do të thotë se ky mund të jetë shansi i fundit për shumë njerëz për të parë një lidhje të tillë gjatë jetës së tyre./Motilokal.com