Dëshironi të kaloni fundjavën në Valbonë dhe Theth? Së pari shikoni motin

Dëshironi të kaloni fundjavën në Valbonë dhe Theth? Së pari shikoni motin

Të marrësh rrugën për Valbonë dhe Theth për të kaluar një fundjavë në stinën e vjeshtës, padyshim që duhesh të përgatitesh së çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë përgatitu shpirtërisht, për t’i shijuar bukuritë e Alpeve të Shqipërisë.

Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.

Keni vendosur ta kaloni fundjavën në Valbonë dhe Theth, atëherë mos harroni së pari mësoni motin duke klikuar në www.motilokal.com apo instaloni në telefonat tuaj për të kuptuar si do të jetë moti.

Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 19 °C.

Edhe dita e diele do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat pritet të sillen prej 10 deri në 20 °C. Era do të fryjë 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të jugperëndimit.

Moti për ditën e shtunë në Theth pritet të jetë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19 °C. Era do të fryjë 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të jug-jugperëndimit.

Ndërsa të dielën mëngjesi do të jetë i kthjellët, kurse mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej 9 deri në 20 °C./Motilokal.com