Moti për këtë fundjavë në Rugovë dhe Brezovicë

Moti për këtë fundjavë në Rugovë dhe Brezovicë

Bukuritë e Malit të Sharrit të lënë pa frymë. Në këtë vend gjendet edhe staza e bukur e Brezovicës, aty ku mund të shijoni bukurinë përrallore të stinës së vjeshtës.

Nëse vërtet keni planifikuar të kaloni fundjavë në vendet malore si Brezovicë, Prevallë, Rugovë e shumë vende të tjera në Kosovë. Mos hezito kliko motilokal.com dhe mëso si është moti.

Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 8 deri në 17 °C. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe ditën e diele.

Ndërsa në Brezovicë të shtunën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 19 °C. Edhe dita e diele do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 20 °C. /Motilokal.com