Policia e Kosovës apelon shoferët: Kujdes nga mjegulla!

Policia e Kosovës apelon shoferët: Kujdes nga mjegulla!

Policia e Kosovës (PK) përmes një njoftimi u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sepse ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.

“Ka filluar shfaqja, prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshmet. Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga shoferët t’i përdorni dritat e mjegullës, për arsye se nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Po ashtu disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t'ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

Gjithashtu PK kërkon kujdes edhe më të shtuar sepse mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtonit.

Policia e Kosovës apelon shoferët që gjatë ngasjes t’i ndezin dritat, por kërkon që të mos ndizen dritat e gjata. Sipas PK-së ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, dhe e bën të pamundur që shoferët e tjerë t'ju shohin. /Motilokal.com