Shkatërrimi mjedisor: Edhe pse ndalohet hedhja e mbeturinave, qytetarët e kanë shndërruar në deponi

Shkatërrimi mjedisor: Edhe pse ndalohet hedhja e mbeturinave, qytetarët e kanë shndërruar në deponi

Niveli i përgjegjësisë së qytetarëve të Kosovës për të mbajtur një ambient të pastër, mbetet akoma i ulët. Shumë qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturinat vend e pa vend duke krijuar deponi të vogla gjithandej nëpër rrugët e Kosovës. Tashme kjo është shndërruar në një dukuri të zakonshme. Ndonëse ka kontejnerë apo vende të caktuara edhe shenja që ndalohet hedhja e mbeturinave, ata ende vazhdojnë me avazin e vjetër duke ndotur mjedisin ku jetojmë.

Një fotografi e tillë paraqitet në hyrje të Bardhit të Vogël, Komuna e Fushë Kosovës edhe përkundër shenjës që ndalohet hedhja e mbeturinave, kjo rrugë është vërshuar nga një lumë mbeturinash që rrezikon kalimtarët dhe veturat që qarkullojnë në atë drejtim.

Si pasojë e hedhjes në vend e pa vend të bërllokut mund të shkaktohen edhe sëmundje të ndryshme, sidomos në këto ditë vjeshte ku po mbretërojnë temperatura të larta. /Motilokal.com