Ashtu siç kanë paralajmëruar meteorologët e Motilokal.com, nga sot kanë nisur reshjet e borës në disa zona të Shqipërisë.
Edhe qyteti verilindor i Shqipërisë, Kukësi është zbardhur nga bora mbrëmjen e sotme. Reshjet e mëdha të borës kanë veshur me petkun e bardh të gjithë qytetin.
Sipas raportimit të Policisë trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa ua ka kërkuar drejtuesve të veturave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia e autostradës së ‘Rrugës së Kombi’ u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, ndërkohë kontraktori i autostradës po punon për pastrimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj të përfshirë nga reshjet e dëborës./Motilokal.com






