Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbi situatën në të cilën ndodhen akset kombëtare si pasojë e reshjeve të borës.
ARRSH njofton se në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore gjatë natës.
Sakaq, në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje bore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës.
Ndërkohë në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht pa shfaqur probleme.
Më tej Autoriteti thotë se në gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve, duke bërë që qarkullimi të vazhdojë normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset./Motilokal.com






