Në Gjermania sot ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 të kompanisë “Pfizer&BioNTech”.
Sipas njoftimeve të medieve gjermane vaksinën e parë në Gjermani e mori një 101 vjeçare, Geturd Haase.
Vaksinën e parë e ka dhënë mjeku kosovar, Fatmir Dalladaku.
Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit.
Mjeku kosovar është i njohur për operacionin e parë me zemër të hapur në Kosovë.
Karriera e tij filloj në vitin 1989 dhe është një nga mjekët më të njohur në Gjermani
Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në shtetet anëtare të fillojnë që qytetarëve të vet t’ia japin vaksinat kundër COVID-19. Vaksinat që janë duke u përdorur janë të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”./Motilokal.com


