Shqipëri, Drejtoria Detare tërheq vëmendjen, dallgët do të arrijnë deri në tri metra

Shqipëri, Drejtoria Detare tërheq vëmendjen, dallgët do të arrijnë deri në tri metra

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në datat 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet.

Sipas njoftimit bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug-perëndim me shpejtësi që varion nga 10-20 m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Siguria juaj prioriteti ynë”, thuhet në njoftim./Motilokal.com