Tetë viktima e dhjetëra të zhdukur nga orteku në pikën turistike në Iran

Tetë viktima e dhjetëra të zhdukur nga orteku në pikën turistike në Iran

Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunën dhe disa të tjerë janë deklaruar të zhdukur në malet Alborz në veri të kryeqytetit të Iranit, Teheran pas një stuhie të madhe të borës.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror, pas disa ditësh me reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa raporteve, numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur.

Meteorologët kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore./Motilokal.com