Java e fundit e dhjetorit me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Java e fundit e dhjetorit me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Edhe kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metra në juglindje dhe lindje reshjet do të jenë në formën e borës.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje me vranësira e me reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 13 °C.

E marta do të jetë me mot të ndryshueshëm me vranësira e me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 13 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 15 °C. /Motilokal.com