Krimi mjedisor: Ja si duket parku Te Pishat e Sllatinës në fundjavë [Foto]

Krimi mjedisor: Ja si duket parku Te Pishat e Sllatinës në fundjavë [Foto]

Pishat e Sllatinës një park i bukur i rrethuar me pisha dhe gjelbërim, me ajër të pastër me një pamje fantastike një vend ideal për të kaluar fundjavën me familje dhe me miq. Ky park plotëson kushtet e një vendi turistik, me gjithë investimet që Komuna e Fushë Kosovës ka bërë, qytetarë të pandërgjegjshëm po e ndotin atë.

Vizitorët e shumtë që vijnë dhe e kalojnë fundjavën në këtë park, nga moskujdesi për ambientin, hedhin mbeturina të shumta duke e ndotur ambientin në të cilin ata shkojnë për të marrë ajër të pastër dhe duke i dhënë një pamje të vrazhdë këtij parku i cili është i përshtatshëm për pushim dhe rekreacion.

Disa herë edhe Komuna e Fushë Kosovës ka bërë thirrje për mos hedhjen e mbeturinave, madje kjo edhe ka organizuar për pastrimin e parkut.

Pasi të gjithë e vizitojnë “Mushkërinë” e Sllatinës për ajër të pastër dhe për të kaluar një fundjavë për relaksim me hedhjen e mbeturinave ata mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient në përgjithësi, në ajër e ujë.

Qeset plastike janë një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në vendin tonë dhe jo vetëm. Një qese plastike zakonisht mund të përdoret për vetëm 30 minuta, por do të duhen 500 vite për t'u dekompozuar.

Motilokal ju sjell disa pamje të tmerrshme se si ‘qytetarë’ të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat në Parkun e Sllatinës. /Motilokal.com