Moti i ngrohtë sot dhe ditëve në vijmë në Kosovë

Moti i ngrohtë sot dhe ditëve në vijmë në Kosovë

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në disa pjesë, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.

Moti sot në Kosovë do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 12 deri në 23 °C. Era do të fryjë në drejtim të veri-verilindjes me shpejtësi deri në 7.2 kilometra në orë.

Edhe e marta do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat pritet të sillen nga 11 deri në 24 °C. Moti i ngjashëm do të mbajë edhe ditë e mërkurë. /Motilokal.com