Moti sot dhe në fundjavë në vendin tonë do të jetë mot me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore dhe në jug të vendit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 8m/s në bregdet.
Mëngjesi i së premtes do të shënojë temperaturat deri në 18 °C, ndërsa mesdita deri në 28 °C. Ngjashëm do të jetë edhe të shtunën, me temperatura që do të arrijnë deri në 29 °C.
E diela do të regjistrojë temperaturat më të larta pas një muaji me shi, të cilat do të arrijë deri në 32 °C. /Motilokal/


