Liqeni i Ulzës në gjendje të tmerrshme, mbeturinat lundrojnë në ujë

Liqeni i Ulzës në gjendje të tmerrshme, mbeturinat lundrojnë në ujë

Ndotja e mjedisit në Shqipëri si pasojë e hedhjes së mbeturinave mbetet një ndër problemet më të mëdha.

Reshjet e fundit të shiut kanë shpërfaq mbeturinat në liqenin e Ulzës, i cili vijon të jetë pritësi i mbeturinave të ndryshme që nga fillimi i rrjedhës së Lumit Mat në Martanesh e deri në basenin e tij.

Mbeturinat që hidhen pa kriter në të gjithë luginën e Matit sa herë ka reshje shirash përfundojnë në liqen që jo vetëm shkaktojnë një ndotje të tmerrshme por edhe një panoramë të shëmtuar të tij.


Mbeturinat që grumbullohen në liqen përfundojnë pranë digës së Hidrocentralit dhe qëndrojnë aty duke mos patur mundësinë të dalin jashtë.

Pamjet janë vërtetë të tmerrshme për të gjithë vizitorët në liqenin e Ulzës, të cilët po përballen me një liqen të mbushur me mbeturina që në varësi të erës, dalin sa në një vend në një tjetër./Motilokal.com