Moti i ligë mbërthen Shqipërinë, reshje dëbore në zonat malore, vështirësi për veturat

Moti i ligë mbërthen Shqipërinë, reshje dëbore në zonat malore, vështirësi për veturat

Moti i ligë ka përfshirë pothuajse tërë territor e Shqipërisë me reshje shiu e dëbore që nga mëngjesi e kësaj të hëne, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimeve më e rënduar situata paraqitet në zonat malore të qarkut Shkodër.

Razma, Lëpusha, Kelmendi në Malësinë e Madhe patën një sasi të madhe dëbore, ndërsa në aksin Bogë-Qafë Thore-Theth, kalimi i automjeteve të vogla dhe fuoristradave ka qenë thuajse i pamundur.

Në shumë zona të thella malore ka patur defekte në rrjetin elektrik, çka ka bërë që disa fshatra të mbeten pa energji. Reshje dëbore pati edhe në juglindje, teksa në pikën turistike të Dardhës, trashësia e saj arriti në afro 20 centimetra.

Shiu dhe era e fortë kanë prekur edhe Durrësin ku sektori i peshkimit ka pezulluar lundrimin. Sinoptikanët thonë se moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje deri në fund të javës.