Rusët sfidojnë të ftohtin, zhyten në liqenin Bajkal në -35 gradë [Video]

Rusët sfidojnë të ftohtin, zhyten në liqenin Bajkal në -35 gradë [Video]

Termometri shënon temperaturat – 35 gradë Celsius, por kjo nuk i pengon rusët të zhyten në ujërat e acarta të liqenit Bajkal të Siberisë.

Kjo gjë nuk është e pazakontë, ata janë të njohur për sfida në ujërat të ftohta edhe pse në një temperaturë prej -35 gradësh jashtë dhe 1 ose 2 gradë Celsius në ujë, nuk është aspak shaka.

Liqeni Bajkal, i cili është më i madhi në botë me ujë të rrjedhshëm, u zhytën me dhjetëra rusë dhe para se të hynin në ujë, ata bënë nxehje duke vrapuar me rroba banjo në një zonë malore, dhe më pas, u krodhën në ujin e ftohtë, transmeton euronews.

Çdo vit të ri, të rinj rusë vijnë në Bajkal, duke vrapuar dhe notuar atje. Kjo sipas tyre është mënyra më e mirë për të filluar një vit të ri. Ata e konsiderojnë këtë edhe një mënyrë për të fituar më shumë fuqi dhe për një jetë të shëndetshme./Motilokal.com