Veturat e Tesla-s së shpejti me opsionin për thirrje urgjente

Veturat e Tesla-s së shpejti me opsionin për thirrje urgjente

Themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk është i njohur për përdorimin e Twitter për të informuar klientët në lidhje me tiparet e reja të automjeteve Tesla si dhe për të mbledhur ide se çfarë do të dëshironin më shumë të kishin veturat e tyre elektrike.

Një klient i Tesla-s i sugjeroi atij që veturat elektrike të kenë mundësinë të bëjnë thirrje urgjente duke përdorur rrjetin e veturës së tij.

Pronar i Tesla-s Model 3 shkroi në Twitter se nuk mund të bënte një telefonatë urgjente në '911' sepse telefoni i tij nuk kishte sinjale. Modeli i tij 3, megjithatë, kishte sinjale, por ai nuk mund t'i përdorte ato për të përfunduar thirrjen e urgjencës. "Ju lutemi shtoni një veçori të thirrjes emergjente që përdor rrjetin e veturave... Modeli im 3 kishte shërbim dhe unë provova gjithçka, por nuk mund të telefonoja shërbimet e urgjencës. Mund të shpëtojë jetë", shkroi ai.

Elon Musk iu përgjigj cicërimës së pronarit të Modelit 3, duke thënë: "Absolutisht!"

Përgjigja e Musk lë të kuptohet se Tesla mund të konsiderojë shtimin e tiparit të thirrjes emergjente në veturat e saj elektrike. Nëse kjo ndodh, një shofer do të jetë në gjendje të përdorë rrjetin e tij/të saj të lidhur me Tesla për të kryer një telefonatë urgjente në rast se telefoni celular nuk ka sinjale. Kjo gjithashtu do të shtohej në listën e karakteristikave të sigurisë së veturave elektrike.

Tesla ka kohë që pranon dhe përdorë sugjerime nga komuniteti i saj në Twitter për t'i bërë automjetet e saj edhe më tërheqëse për klientët. Një tipar i tillë që ishte integruar në automjetet e kompanisë pasi u sugjerua në faqen e mediave sociale është 'Dog mode'. Ky është një tipar i kontrollit të klimës i krijuar posaçërisht për pronarët e qenve. Vendosja e klimës e mban një automjet të Tesla-s rehat për qentë kur pronarët e tyre duhet të largohen nga automjeti./Motilokal.com