Maqedonia e Veriut siguron 800 mijë doza të vaksinës Pfizer

Maqedonia e Veriut siguron 800 mijë doza të vaksinës Pfizer

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800,000 vaksina kundër COVID-19 nga prodhuesi Pfizer. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, në negociata të drejtpërdrejta me këtë prodhues, siguroi vaksina për tërë vitin 2021.

Marrëveshja u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike midis Ministrit Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër COVID-19.

5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pasuar nga një dërgesë më e madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 do të konfirmohet në mënyrë shtesë.

Vendi filloi me kohë përgatitjen për vaksinimin kundër COVID-19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e vendosur shëndetësore, ku vaksinimi për sëmundje të tjera është kryer deri më tani, është i gatshëm për imunizim kundër koronës.

Por marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona.

Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa të njëjtat do të mbërrijnë në vendin tonë këtë muaj. Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA evropiane dhe FDA e SHBA-së, kanë miratuar vaksinën Pfizer./Motilokal.com