Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit tregon për nivelin e thatësisë/lagështisë në Kosovë

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit tregon për nivelin e thatësisë/lagështisë në Kosovë

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) përmes një kumtese ka njoftuar se IHMK përmes sektorit të hidrologjisë, në vazhdimësi bënë vlerësimin e nivelit të thatësisë/lagështisë në Kosovë bazuar në indeksi e standardizimit të reshjeve /SPI.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të informimit të publikut, kompanive regjionale të ujësjellësit dhe politikbërësve, për nivelin e thatësisë/lagështisë në Kosovë, në mënyrë që të arrihet menaxhim më i mirë i resurseve ujore dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, IHMK përmes sektorit të hidrologjisë, në vazhdimësi bënë vlerësimin e nivelit të thatësisë/lagështisë në Kosovë bazuar në indeksi e standardizimit të reshjeve /SPI.

Nga analiza e indeksit të standardizimit të reshjeve /SPI për vitin hidrologjik tetor 2019- shtator 2020 është vërejtur se kushtet e thatësisë/lagështisë në pjesën veriore dhe verilindore të Kosovës janë në nivelin e një ngritje të lehtë të lagështisë /SIM dhe në nivelin afër normales /N, e në disa vende, si në afërsi të Podujevës dhe të Leposaviqit, në lagështi të moderuar /MIM.

Image may contain: text that says 'SPI 12 nga Tetori 2019 deri Shtator 2020 N 12.5 25 37.5 kilometra ExcD MoD SIM Exw Kosova ExD MID MolM Excw Komunat SD N CIM Stacionet'

Në pjesën veriperëndimor, juglindore dhe pjesërisht pjesa qendrore e Kosovës janë dominuar me nivelin e lagështisë normale dhe afër normales/N. Ndërsa pjesa jugore, jugperëndimore dhe pjesërisht pjesa qendrore e Kosovës është dominuar me kushte të thatësisë së ulët /MID, me përjashtim të zonës së Prizrenit ku është paraqitë gjendje e thatësisë së moderuar, siç shihet edhe nga harta e paraqitur më lartë.

Në përgjithësi bazuar ne indeksin e standardizimit te reshjeve /SPI te paraqitur edhe ne mënyre hartografike, gjate vitit hidrologjik 2019/2020 kushtet e thatësisë/lagështisë në Kosovë ishin të ndryshueshme ne aspektin hapësinor, që nënkupton se edhe shpërndarja hapësinore e sasisë së reshjeve në Kosovë ka qenë heterogjene./Motilokal.com