Mësoni se kur do të vijë sasia e parë e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Mësoni se kur do të vijë sasia e parë e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, konfirmoi sot sigurimin e 500 mijë vaksina kundër koronavirusit nga kompania Pfizer për qytetarët e Kosovës.

Ai ka theksuar se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave është dhënë nga përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.

Ndërsa sipas burimeve të Motilokal.com një sasi e vaksinave kundër COVID-19 pritet të arrijë në fillim ose mesin e muajit shkurt.

Ministri Zemaj po ashtu njoftoi se Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Më tej ai theksoi se vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë./Motilokal.com