Vaksinat e para pritet të arrijnë në muajin shkurt në Kosovë

Vaksinat e para pritet të arrijnë në muajin shkurt në Kosovë

Mbrëmë Motilokal.com ka njoftuar nga burimet e saj se një sasi e vaksinave kundër COVID-19 pritet të arrijnë në Kosovë në fillim të muajit shkurt. Kjo u konfirmua edhe sot nga kryeministri Avdullah Hoti gjatë një konference për media për planin për vaksinimin antiCOVID-19.

Ai njoftoi se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID.

“Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, theksoiHoti.

“Kemi kapacitet diku për vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt. Stafi mjekësor dhe personat mbi moshën 65 vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Numrat e të infektuarve kanë ra dhe jemi duke mbikqyrur nga afër. Po shikojmë strategjinë e re në secilën javë. Masat do të jenë në fuqi ende” ka thënë Hoti.

Ai bëri të ditur se Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer./Motilokal.com