20 mijë qytetarë në ditë do të vaksinohen në Kosovë

20 mijë qytetarë në ditë do të vaksinohen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për media ka njoftuar se në fillim të muajit shkurt do të arrijnë vaksinat kundër koronavirusit në Kosovë.

Hoti bëri të ditur se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

 “Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, theksoi Hoti.

Kryeministri në detyrë njoftoi po ashtu se në të gjitha komunat, dhe në bazë të kësaj strategjie komunat me qendrat e mjekësisë familjare udhëzohen të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre kritereve.

Ai ka njoftuar edhe për kapacitetet e vaksinimit në Kosovë.

“Kemi kapacitet diku për vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt. Stafi mjekësor dhe personat mbi moshën 65 vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Numrat e të infektuarve kanë ra dhe jemi duke mbikëqyrur nga afër. Po shikojmë strategjinë e re në secilën javë. Masat do të jenë në fuqi ende”, ka thënë Hoti.

Hoti theksoi se dje janë konkretizuar marrëveshjet me Pfizer për 535 mijë vaksina, edhe me Austrinë për 600 mijë vaksina, si dhe me COVAX më herët janë kryer proceduar për 720 mijë vaksina./Motilokal.com