IHMK paralajmëron vërshime në Kosovë

IHMK paralajmëron vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se reshjet e shiut të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.

Sipas IHMK-së kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.

“Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftim.

Figurat paraqesin, zonat e shtrirjes kohore dhe hapësinore të situatës meteorologjike dhe të vërshimeve./Motilokal.com

No photo description available.

Image may contain: text that says 'ICON EU 0.0625 degree 120-h Acc.Precipltatlon (mm/120h) (mm/ 43.2N Initialisation: 2021.01.06. 00 UTC Valld(+120): 2021.JAN.11, 2021 00 UTC 43N 42.8N 300 250 42.6N 200 150 42.4N 125 100 42.2N 5 50 42N 30 20 19.BE 10 20E 20.2E 20.4E 20.6E 20.8E 21E 21.2E 21.4E 21.6E 21.8E 22E'

No photo description available.