Agjencia e Barnave e Bashkimit Europian miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia e Barnave e Bashkimit Europian miraton përdorimin e vaksinës Moderna

Agjencia e Barnave e Bashkimit Evropian (EMA) i ka dhënë dritën e gjelbër vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Moderna për përdorim.

Ky vendim i jep mundësin 27 vendeve anëtare që të marrin një vaksinë të dytë, në betejën kundër COVID-19 dhe nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE-së, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh.

Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktual. Ishte një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të të gjithë që të kemi këtë vaksinë të dytë, pas një viti nga deklarimi i pandemisë nga OBSH”, ka thënë Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Ndërsa presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e ka cilësuar lajm të mirë vendimin e agjencisë europiane të Barnave EMA për të miratuar vaksinën e Modernas.

“Një lajm i mirë për përpjekjet tona për të sjellë më shumë vaksina për evropianët. EMA vlerësoi se Moderna është vaksinë e sigurt dhe efektive. Tani po punojmë me shpejtësi për ta aprovuar dhe për ta bërë të disponueshme për BE-në”, ka shkruar ajo./Motilokal.com