Reshjet e dendura të shiut rrezikojnë përmbytje në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut rrezikojnë përmbytje në Shqipëri

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme që kanë përfshirë tërë territorin e Shqipërisë dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit këtë javë pothuajse i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje me intensitet të lartë duke sjellë rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë si Drini-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

IGJEUM thotë se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, i cili pritet të jetë me prurje maksimale.

Sipas meteorologëve të Motilokal.com reshjet e shiut pritet të zgjasin deri më 12 janar, dhe në pas parashihet të kemi mot të kthjellët.

Intensiteti i reshjeve të këtyre ditëve do bëjë që janari të tejkalojë normat mujore të reshjeve, ashtu si edhe dhjetori./Motilokal.com